Follow us on:

ZKM dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli në vizitë pune në Slloveni, takon krerët më të lartë të shtetit slloven

Zëvendëskryeministri Pacolli i bëri një ftesë për vizitë homologut të tij slloven Karl Erjavec për vizitë në Kosovë e cila u ra dakord të realizohet gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm kur do të organizohet edhe një forum ekonomik slloveno-kosovar

Lubjanë, 19dhjetor 2017 - Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme,Behgjet Pacolli ka qëndruar në një vizitë pune në Slloveni ku është pritur ngakrerët më të lartë të shtetit slloven. Fillimisht ai është takuar me Ministrine Jashtëm, Karl Erjavec,  me të cilin kadiskutuar për bashkëpunimin dypalësh, me theks të vecantë për bashkëpuniminekonomik dhe atë zhvillimor. Sllovenia është një vend i rëndësishëm në rajondhe marrëdhëniet e gjithanshme ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira si nëaspektin e bashkëpunimit ekonomik ashtu edhe për bashkëpunimin në planinpolitik. Erjavec fillimisht duke i deeshiruar mireseardhe per viziten tha se nëplanin politik Sllovenia vazhdon ta kultivojë politikën miqësore ndaj shtetit tëri të Kosovës dhe ajo është krah saj në të gjithë rrugën që ky shtet bën përintegrim në organizatat dhe institucionet rajonale e ndërkombëtare dhe nëintegrimet euroatlantike. Në takim, ministri i jashtëm slloven vlerësoi poashtu se marrëdhëniet e hershme të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve vazhdojnë tëkultivohen edhe tash në të gjitha fushat dhe ky bashkëpunim ka bërë që Slloveniatë renditet në krye të listëts së investitorëve të huaj në Kosovë, ndërsainvestimet e drejtpërdrejta të këtij vendi në sektorë të ndryshëm të ekonomisëarrijnë në rreth 188 milionë euro. Edhe këmbimi tregtar ndërmjet Sllovenisë dheKosovës është i kënaqshëm dhe ai arriti në gati 100 milionë euro në vitin 2016,me një trend të rritjes në këtë vit, tha Erjavec. 
Gjatë takimit të dy delegacioneve, një temë po ashtu e rëndësishme e diskutimitishte përafrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe NATO. Ministri Erjavec ikërkoi  Kosovës të vazhdojë me zbatimin ereformave dhe bashkëpunimin me misionin e EULEX-it. Ai shprehu mbështetje tëfuqishme për Kosovën në zbatimin e angazhimeve të Marrëveshjes së StabilizimAsocimit me Bashkimin Evropian. Sllovenia do të vazhdojë të mbështesëpërpjekjet e Kosovës për të arritur liberalizimin e vizave, pasi ky është njënga qëllimet më të rëndësishme për popullin e Kosovës. Ministri Erjavec theksoirëndësinë e përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave.
ZKM dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e falenderoi mikpritësine tij  për pritjen dhe për përkrahjen qështeti slloven i ka dhënë vazhdimisht Kosovës në përpjekjet e saj për mëkëmbjendhe forcimin e institucioneve shtetërore dhe për integrimin e saj në bashkësinëe shteteve. Ai e njoftoi mikpritesin e vet me aspekte të  zhvillimeve të përgjithshme në  Kosovë dhe në këtë kontekst prezantoi planete reformës qeveritare në rrugen e pranimit të Kosovës në gjirin e BE. Ai tha seQeveria Haradinaj është një qeveri shumë dinamike dhe e përkushtuar nërealizimin e reformave të thella në rrugën që e pret shtetin tonë në proceset eintegrimeve euroatlantike dhe në këtë kontekst tha se rezultatet në 100 ditëshine parë të kësaj qeverie janë shumë të prekshme. Po punohet në një reformë të gjërëtë zhvillimit ekonomik dhe Kosova ka ligje shumë të favorshme për thithjen einvestimeve të jashtme, tha ZKM duke i bërë ftesë palës sllovene që tëinkurajoj bizneset e këtij vendi që edhe më shumë të orientohen në Kosovë. Në këtëkontekst ai tha se Kosova ka cka te ofrojë në fushën e investimeve në turizmindimëror, por edhe në fusha të tjera dhe i kërkoi homologut të tij slloven që tënxitë kompanitë dhe bizneset me përvojë të shumta sllovene që të vijnë në Kosovëe cila ka terene ndër më të përshtatshmet jo vetëm në rajon për terene tësporteve dimërore. Pacolli tha se Kosova ofron kushte shumë të përshtatshme përinvestime edhe në energjetikë, sidomos në energjinë e ripërtritshme, në ateambientale, në industrinë përpunuese, përfshirë industrinë e përpunimit tëdrurit dhe ate të produkteve qumështore dhe i ftoj bizneset e interesuara që tikenë parasyshë edhe këto mundësi që ofron Kosova.

Të dy ministrat poashtu shkëmbyen pikëpamjet e tyre për situatën në rajon dhe mbi bashkëpuniminrajonal. Ministri Erjavec theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut rajonal dhebashkëpunimit konstruktiv ndërfqinjësor në mënyrë që të vazhdojë të rritetbesimi i ndërsjellë në rajon. Ai tha se Sllovenia do të vazhdojë të kontribuojënë kultivimin e këtij bashkëpunimi dhe besimi rajonal përmes procesitBrdo-Brioni, i cili tashmë ka dhënë rezultate të mira në shtensionimin e situatësnë rajon dhe po ashtu u interesua për aspekte të ndryshme të dialogut ndërmjetKosovës dhe Serbisë i cili e vlerësoi si të rëndësishëmpër rrugën e të dyvendeve në synimet e tyre drejt integrimeve evropiane.

ZKM dhe Ministëri Jjashtëm, Behgjet Pacolli, e vlerësoi si të domosdoshëm vazhdimin e këtijdialogu duke kërkuar që ai të jet më dinamik dhe që të përfundoi sa më shpejtme arritjen e një marrëveshjeve gjithpërfshiorëse ndërmjet dy shteteve nëintersin fqinësor por edhe të paqes e të sigurisë në rajon. Kosova është ebindur se vetëm rruga e dialogut është ajo që relakson marrëdhëniet ndërmjet dyshteteve por nga ky dialog pret një sinqeritet më të madh nga pala serbe në përmbushjene marrëveshjeve të deritashme që janë arritur dhe atyre që pritet të arrihen nëtë ardhme. Në këtë kontekst ai përshëndeti qëndrimin e Serbisë që të hapdialogun e brendshëm për Kosovën, por nuk u pajtua me ofansivën e saj që po bënnë propagandën anti Kosovë jashtë, jo vetëm tek shtetet që ende nuk e kanënjohur Kosovën por edhe tek ato që tashme e kanë njohur Kosovën me pritjet esaj që mos po ia arrinë që ndonjëra prej tyre të zmbrapset nga ky qëndrim. Kjosjellje e saj nuk i kontribuon fqinjësisë së mirë e as shtensionimit tëraporteve ndërmjet qytetqarëve të të dy vendeve dhe dëshmon për një qëndrim jotë sinqertë të saj në procesin e dialogut. Por, pamvarsisht nga kjo propagandëe jashtme e saj agresive ne jemi të përcaktuar për shtensionim të raporteve dhepër vazhdimin e dialogut deri në nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.Në këtë kontekst mikpritësit slloven i prezantoi edhe pritjet e Kosovës nga vazhdimii këtij dialogu. Presim që vitin që vjen ky dialog të jet shumë më dinamik dhepërfundimisht me Serbinë ti jepet fund këtij kapitulli i cili ka rëndësi shumëtë madhe për të dy shtetet në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane, thaPacolli.
Duke prezantuar marrëdhëniet me fqinjtë tjerë në rajon, ZKM dhe Ministri iJashtëm tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe me Shqipërinëme të cilat nuk ka cështje të hapura dhe me të cilat ka një arritshmëri të lartënë shkëmbimin e lirë të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ai përmendivizitën e fundit që kryeministri Zaev i bëri Kosovës, vizitë kjo që edhe njëherërikonfirmoi se dy vendet tona janë të orientuara të kultivojnë fqinjësinë e mirëdhe bashkëpunimin drejt integrimeve euroatlantike pa ndonje ceshtje të hapur.

Marrëdhënie shumëtë mira Kosova ka edhe me fqinjin tjetër Malin e Zi dhe këto marrëdhënie do tëvazhdojnë edhe në të ardhmen, tha z.Pacolli. Në fakt, ne kemi ende të papërfunduarcështjen e ratikfikimit të marreveshjes ndërmjet dy vendeve për demarkacionin ekufirit por kjo cështje nuk do ti luhasë marrëdhënjet e mira fqinjësore dhe nepo përpiqemi që edhe kjo cështje të përmbyllet në një të ardhme të afërt sapo tëarrihet konsensuzi i brendshëm ndërmjet subjekteve politike në Kosovë, përkatësishtnë Parlamentin e Kosovës. ZKM Pacolli në këtë kontekst e përmendi edhe cështjene liberalizimit të vizave për lëvizje të lirë të shtetasve të Kosovës dhe i kërkojëpalës sllovene që si anëtare e vendeve të BE-së të përkrah kërkesën e Kosovës përheqjen e këtyre vizave sepse kjo do të ishte në interes edhe të vet këtyrevendeve. Të rinjtë e Kosovës padrejtësisht janë izoluar nga moshatarët e tyreperëndimor në kohën kur BE-ja u ka hequr vizat madje edhe vendeve sic janëUkraina, Moldavia, Gjorgjia apo ndonjë tjetër.

Me Serbinë pak ashumë situata është e cartë dhe është kjo që është tani, kemi lëvizje të lirë tëqytetarëve, shtetasit tanë lëvizin nëpër këtë shtet me letërnjoftime, por nukmund ta kuptoj BeH e cila vazhdon ta mbajë një qëndrim rigjid në raport meKosovën e cila përvec që nuk njeh shtetin tonë ajo nuk i pranon as dokumenet përlëvizje të lirë të qytetarëve ndërkohë që bizneset ndermjet dy vendeve vazhdojnëme të gjitha problemet e vështira që krijohen nga ky qëndrim i këtij vendi.

Gjatë këtijtakimi, Ministri Pacolli e ftoi Ministrin Erjavec të vizitojë Kosovën, të cilënftesë ai e priti me kënaqësi dhe e cila vizitë pritet të zhvillohet në tremujorine parë të vitit 2018. Kjo vizitë do të synojë gjithashtu në forcimin ebashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Në konferencën për shtyp që mbajtën pas takimit, të dy ministrat para medievesllovene konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike dhe ekonomike dhepremtuan bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë. Ministrat i vlerësuanbisedimet që zhvilluan si të shkëlqyera, siç janë edhe marrëdhëniettradicionale politike dhe afariste midis dy vendeve. Ministri Erjavec e cilësoiKosovën si një \"partner të rëndësishëm të Sllovenisë në rajon\",ndërsa ZKM Behgjet Pacolli shtoi se \"Sllovenia ka qenë dhe do të mbetetpartneri ynë kryesor në rajon\".
Ministri i Jashtëm slloven theksoi se Sllovenia do të vazhdojë të mbështesëintegrimin euroatlantik të Kosovës. \"Ne duam të ndihmojmë me përvojën dhenjohurinë tonë\" dhe Kosovës do t\'i jepet e gjithë ndihma e nevojshme eekspertëve, shtoi ai. Kur është fjala për bashkëpunimin e biznesit, Erjavecvuri në dukje se pritet që të tejkalojë 100 milion euro këtë vit, duke shtuarse Sllovenia ka investuar rreth 188 milion euro në Kosovë. Erjavec po ashtu thse në këto bisedime u diskutua gjithashtu mundësia për rritjen e vëllimit tëinvestimeve, pasi ka mundësi të shumta, duke përfshirë energjinë, teknologjitëe gjelbra, turizmin dimëror dhe industrinë ushqimore.
Erjavec e konfirmoi para gazetarëve se ai është ftuar të vizitonte Prishtinën,duke shtuar se ai do ta bënte këtë në mars të vitit të ardhshëm, ku do tëshoqërohet nga drejtuesit e biznesit të interesuar për zgjerimin ebashkëpunimit me Kosovën.
Ndërkohë ZKM Behgjet Pacolli e vlerësoi Slloveninë dhe qëndrimin e saj për mbështetjenqë \"gjithmonë i ka ofruar Kosovës\". Pacolli vuri në dukje seSllovenia ishte ndër të parat që e njohu Kosovën dhjetë vjet më parë dhe se tëdy vendet kanë bashkëpunuar ngushtë qysh atëherë. Por, me këtë rast ai përkujtoise sllovenët ishin me ne edhe para kësaj, para, gjatë dhe pas luftës, gjë që ifalenderoi ata në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për gjithë përkrahjenqë i kanë dhënë edhe në ditët më të vështira. Ai tha gjithashtu se Sllovenia eka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në integrimin e saj në të gjithainstitucionet ndërkombëtare, duke shtuar se ai i edhe në këtë takim i ka kërkuarz.Erjavec që Sllovenia ta \"udhëzon\" Kosovën në procesin eanëtarësimit të Kosovës në BE.
ZKM po ashtu tha se Sllovenia është një nga investitorët më të mëdhenj nëKosovë gjë që dy vendet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin në biznes, pasi që Slloveniae njeh mirë rajonin dhe do të ket \"mundësi të madhe për t\'u bërë një lideri investimeve në Kosovë\".
Ministri i Jashtëm i Kosovës është i bindur se vendi i tij mund të përfitojënga  Sllovenia projekte të mira të zhvillimistrategjik, pasi që kjo e fundit ka njohuritë, eksperiencën dhe fondet enevojshme për investime.
Z.Pacolli gjithashtu vuri në dukje rëndësinë dhe kontributin e KFRO-it nëmisionin paqëruajtës në Kosovë në të cilin Sllovenia merr pjesë me më shumë se240 ushtarë duke i falenderuar ata për përkushtimin që bëjnë cdo ditë nëmisionin e tyre atje. \"Unë i shoh ata çdo ditë në Kosovë, kudo që të shkoj... Unë i shoh ata duke u kujdesur për sigurinë tonë, duke ndihmuar njerëzitkudo që të munden\", përfundoi z. Pacolli.

Takimi me presidentin Pahor


ZKM dhe Minisër i Jashtëm, Behgjet Pacolli gjatë kësaj vizite është pritur edhenga presidenti Borut Pahor me të cilin po ashtu ka diskutuar për aspekte tëndryshme të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Duke e falenderuar përvizitën, Pahor vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dyvendeve si në aspektin politik ashtu edhe në bashkëpunimin e mirë ekonomik dhesiguroi mysafirin se Sllovenia do të jetë në përkrahje të Kosovës si edhe derimë tash. Ai u interesua për zhvillimet aktuale shoqërore e politike në Kosovë,për angazhimin dhe përmbushjen e kritereve nga Kosova në procesin e integrimeveevropiane dhe për marrëdhëniet fqinjësore të Kosovës me vendet e rajonit e posqërishtpër ato me Malin e Zi, në kontekst të aktualizimit të ratifikimit të marrëveshjespër demarkacionin e kufirit.

ZKM e falenderoiz. Pahor për pritjen dhe e njoftoi ate me zhvillimet e brendshme në Kosovë sidhe me përpjekjet që po bën Kosova në rrugën e saj drejt integrimeveeuroatlantike. Presidenti Pahor u interesua se deri ku ka arritur Kosova të përmbushëobligimet e saj në këtë rrugë ndërsa z.Pacolli tha se është synimi dhe vullnetii qeverisë Haradinaj dhe i tërë popullit të Kosovës që të jetë pjesë e BE-sëdhe e NATO-s pavarësisht vështirësive me të cilat ndeshet gjatë kësaj rruge. Aishtroi si obligim të ngutshëm të Kosovës përmbushjen e kushteve që i ka vënëasaj BE-ja për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e vizave,dhe në këtë vështrim përmendi edhe kushtin për ratifikimin e marrëveshjes meMalin e Zi për demarkacionin e kufirit. Ne, tha z.Pacolli, po bëjmë përpjekje qëta arrijmë konsenzusin e brendshëm për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërciminedhe të kësaj pengese të fundit dhe shpresoj se gjatë dy-tre muajve të ardhshëmedhe kjo cështje do hiqet nga rendi i ditës dhe qytetarët tanë të mos ndihen mëtë izoluar si të vetmit në Evropë. ZKM foli edhe për procesin e dialogut meSerbinë dhe tha se Kosova është e gatshme që ky dialog të vazhdoi për cështjete mbetura dhe ai si i tillë të përfundoi sa më parë në mënyre që të dy vendet tëkenë përmbushë obligimet në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Medialog synojme ti zgjedhim te gjitha mosmarreveshjet me Serbine por asesi nedem te sovranitetit dhe integritetit te vendit tone dhe asesi jashte asaj që nëmaksimum ka ofruar dokumenti i Presidentit Ahtisari per komunitetin serb nëKosovë, tha z. Pacolli.

ZKM dhe Ministëri Jashtëmz.Pacolli ftoi në një të ardhme të afërt për një vizitë në Kosovëpresidentin Pahor, ndërsa ky i fundit premtoi se do të përpiqet që në agjendëne tij të punës ta ketë edhe këtë ftesë parasyshë dhe me dëshirë, përvectakimeve me homologun e tij Thaci dhe me krerët e subjekteve politike, do tëparaqitej me një fjalë rasti edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai poashtu e ikurajoj z.Pacolli që të vazhdohet rruga e fqinjësisë së mirë e Kosovësme fqinjtë e saj të parë dhe e dialogu me Serbinë në kapërcimin e mosmarrëveshjevedhe sidomos ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufiritqë është politikisht, sic e tha ai, shumë e rëndësishme për rrugën eintegrimeve evropiane të Kosovës dhe autoritetin e saj që duhet të krijoj sishtet i ri dhe serioz që merr dhe përmbushë obligimet e saj në raport me kërkesate bashkësisë ndërkombëetare.

  
Takimi me kryetarin e Parlamentit sllovenBerglez


ZKM dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar edhe mekryetarin e parlamentit të Sllovenisë z. Milan Berglez. Në këtë takim z.Pacollie falenderoi Slloveninë për mbështetjen e saj në të gjitha fazat që ka kaluarKosova deri tash, duke dëshmuar për rëndësinë e kësaj përkrahjeje dhe të pranisësë forcave speciale sllovene si pjesë e misionit të EULEX-it dhe në misionin eKFOR-it.
Berglez dhe Pacolli folën gjithashtu edhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhevendeve fqinje, për nevojën e komunikimit dhe shtensionimit të raporteve aty kuato janë më të ndjeshme dhe për nevojën e dialogut për të gjitha qështjet.Berglez u interesuar edhe për ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.ZKM e njoftoi mikpritësin e vet me të gjitha zhvillimet rreth kësaj marrëveshjejedhe tha se Kosova po përpiqet që të arrij konsenzusin e brendshëm të subjekteveparlamentare politike që të hiqet edhe kjo cështje nga rendi i ditës që i ështëvënë tashmë Kosovës si një kusht nga vendet e BE-së për lëvizjen e lirë tëqytetarëve të saj, përderisa marrëdhënjet me Malin e Zi përkundër kësaj i vlerësoisi shumë të mira
Brglez dhe Pacolli ranë dakord se edhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjetSllovenisë dhe Kosovës janë shumë të mira, ndërsa ZKM Pacolli e cilësoiSlloveninë si një partner strategjik, i cili mund ti ofrojë Kosovës ndihmën dhepërvojën e saj me këshillat profesionale në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Aitha se ne jemi një shtet i ri dhe kemi nevojë për miq dhe ndihmë në rrugën tonë.
Kryeparlamentari slloven Brglez konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për aspiratate Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, duke potencuar rëndësinë që ka për këtërrugëtim sundimi i ligjit dhe duke vënë në dukje se Kosova duhet tëpërqëndrohet në reformat dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara. Berglec thase Sllovenia ka qenë gjithmonë për integrimin në BE dhe NATO të të gjitha vendeveqë kanë dalë nga territori i ish-Jugosllavisë pasi që kjo është pjesë edhe epolitikës së jashtme sllovene.

Brglec dhe Pacolli vlerësuan gjithashtu bashkëpunimin e mirë në fushënekonomike.  Edhe në këtë takim z.Pacollivlerësoi se Sllovenia është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovësdhe ndër investitorët kryesorë të huaj në Kosovë, duke shtuar se përpjekjet përtë zgjëruar vëllimin e tregtisë dhe të investimeve midis dy vendeve duhet tëvazhdojnë. Kosova, tha ai, ofron  kushtetë shkelqyeshme për investitorët sllovenë në fushën e turizmit, të investimevenë industrinë e përpunimit të produkteve qumështore, të drurit dhe në shumë degëtë tjera ndërsa reformat që po i ndërmerr qeveria aktuale në këtë plan dheligjet e mira për investime që janë miratuar janë shumë ikurajuese edhe përbizneset sllovene.