Follow us on:

Produktet kosovare vlerësohen lartë në Panairin e 25-të Ndërkombëtar në Lubjanë

Lubjanë, 4 dhjetor 2018 - 73 produktet vendore të 10 kompanive kosovare që u ekspozuan të dielën në Panairin e 25-të Vjetor Ndërkombëtar në Lubjanë të Sllovenisë, kanë dëshmuar potencialin e madh të kompanive kosovare për prodhime me standardet më të larta evropaine.

Kompanitë kosovare pjesëmarrëse në këtë Panair, BIOPAK, SUHAREKA VERARI, BODRUMI I VJETËR, DEVOLLI GROUP SH.P.K., ENERGIE SH.P.K., BURIMI-AG, ABI & ELIF 19, FRUTEX, MISSINI, VIPACK (printing &parking), me varietetin e gjerë të prodhimeve ushqimore, pijeve si dhe produktet ambalazhuese, kanë hasur në interesim të madh të vizitorëve të Panairit. 


Prodhimet kosovare, për nga kualiteti, ambalazhimi dhe të gjitha parametrat tjera të standardeve, tashmë janë plotësisht konkurrente me prodhimet e vendeve nga e gjithë bota pjesëmarrëse në këtë event.


Cilësia dhe pranueshmëria e prodhimeve kosovare nga qytetarët sllovenë dhe më gjerë kanë dëshmuar potencalin e madh të bizenseve prodhuese kosovare, jo vetëm për të mbuluar tregun kosovar por edhe për zgjerimin e eksporteve në tregun evropian dhe më tej.