Follow us on:

Ambasadori Kastrati mori pjesë në Forumin e Bizneseve të zhvilluar në kuadër të Panairit të Celjes

Celje, 11 shtator 2019 - Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ka marrë pjesë në Panairin tradicional të Celjes, i 52-ti me radhë, që po zhvillohet nga data 10 deri më 15 shtator në Celje.

Celje, 11 shtator 2019 - Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ka marrë pjesë në Panairin tradicional të Celjes, i 52-ti me radhë, që po zhvillohet nga data 10 deri më 15 shtator në Celje.

Në kuadër të këtij Panairi me renome, të mërkurën, Ambasadori Kastrati i shoqëruar nga Ministrja Këshilltare Mirjeta Behluli, kanë marrë pjesë edhe në Forumin e Bizneseve Slloveno-Kosovare të organizuar nga Klubi i Bizneseve Sllovene në Celje “Zlatorog” dhe Klubi i Bizneseve Sllovene në Kosovë.

Në Forum morën pjesë përfaqësues të bizneseve nga Kosova, nga Celja dhe hapësira tjera të Sllovenisë dhe u diskutua gjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Kastrati ka shprehur përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë Ambasadën në Slloveni, për intensifikimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe bizneseve individuale nga dy vendet.

Në Forum ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Celjes, Breda Arnshek, me të cilën Ambasadori Kastrati ka zhvilluar një bisedë të frytshme.