Follow us on:

Ambasada Kosovës në Slloveni shënoi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Lubjanë, 19 shkurt 2020 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka shënuar të mërkurën 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të Sllovenisë, ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të shumë shteteve të akredituar në Slloveni, bashkatdhetarë me banim në Slloveni si dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para të pranishmëve, Ambasadori Avni Kastrati bëri një përmbledhje të shkurtër të historikut të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ambasadori Kastrati foli edhe për progresin në Kosovë, për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë të zhvilluar gjatë kësaj periudhe, si dhe shpalosi prioritetet e Republikës së Kosovës për periudhën e ardhshme.

Po ashtu, u mbajt një koncert i pianistes së njohur kosovare, Lule Elezi.

Para të pranishmëve performoi edhe violonçelisti Bernardo Brizani dhe u hap ekspozita e piktorit nga Kosova, Skënder Idrizi.

VIDEO: https://youtu.be/YmrQv9mW1yo