Follow us on:

Ambasadori Kastrati priti në takim ambasadorin e Polonisë, Olendzki

Lubjanë, 2 qershor 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Lubjanë, z.Avni Kastrati priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Polonisë në Slloveni, Dr. Krzysztof Olendzki. Ambasadori Kastrati e falënderoi ambasadorin Olendzki për përkrahjen e vazhdueshme të Polonisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjatë takimit u bisedua për temat në interes të përbashkët midis të dyja vendeve.