Follow us on:

Ambasadori Kastrati takoi ambasadorin e Hungarisë, Andor Ferenc David

Lubjanë, 4 shtator 2020 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Slloveni, Andor Ferenc David.
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale si dhe temat në interes të përbashkët.
Ambasadori Kastrati e falënderoi ambasadorin David për përkrahjen e Hungarisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit.