Follow us on:

Masat e reja kundër Covid-19 në Slloveni nga data 9 janar

Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, i cili hyn në fuqi më datë 9 janar 2021, në pikat kufitare të kufirit të jashtëm të Republikës e Sllovenisë gjithashtu njihen testet negative sipas metodës PCR të bëra në shtetet e treta, por përsëri do të merren në konsideratë vetëm rezultatet negative të testeve jo më të vjetra se 48 orë nga dhënia e strishos. Testet e shpejta të antigjenit duhet të kryhen në një shtet anëtar të BE-së ose të Zonës Schengen.

Testimi me analiza të shpejta me antigjen në pikat kufitare në kufirin e jashtëm të Schengenit është hequr.

Mundësia e ndërprerjes së karantinës përsëri vlen për të gjithë personat. Nëse një person, i cili dërgohet në karantinë në shtëpi gjatë hyrjes në Republikën e Sllovenisë, i nënshtrohet testimit për praninë e SARS-CoV-2 (COVID-19) me metodën PCR gjatë periudhës së karantinës dhe rezultati i testit është negativ, karantina konsiderohet të jetë ndërprerë. Testimi nuk mund të kryhet deri në ditën e pestë pas datës së marrjes së vendimit për dërgim në karantinë në shtëpi.

Kjo mundësi e ndërprerjes së karantinës vlen për të gjithë personat, pavarësisht nga shtetësia.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 9 Janar 2021.

Vendimet e plota të Qeverisë së Sllovenisë mund t’i gjeni në linkun më poshtë:
https://www.gov.si/novice/2021-01-07-47-redna-seja-vlade-republike-slovenije/