Njoftim mbi regjistrimin për votim përmes postës
Të nderuar bashkatdhetarë,Në përputhje me vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në 14 Shkurt 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës inkurajon të gjithë individët me të drejtë vote në Republikën e Kosovës me qëndrim jashtë vendit (Diasporë) që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke ndjekur procedurat (rregullat) e regjistrimit dhe mënyrën për votim të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Video e bashkëngjitur shpjegon detajet e procesit të regjistrimit dhe votimit përmes postës nga jashtë vendit.
Në vegëzat e bashkëngjitura, mund të gjeni informata të detajuara për procesin e regjistrimit dhe mënyrën e votimit:
Informacion i përgjithshëm për procesin:
https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/
Formulari I:
https://www.kqz-ks.org/.../Formulari-i-aplikimit-per...
Formulari II:
https://www.kqz-ks.org/.../Formulari-i-aplikimit-per...
Linku për fletëvotimin do të shtohet sapo të zyrtarizohet nga KQZ-ja.
Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës do të jenë në dispozicionin Tuaj për të asistuar me informatat e nevojshme për këtë proces.