Follow us on:

Ambasadori Spahiu dorëzoi letrat kredenciale në Pakistan

Ankara, 1 korrik 2013 - Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovës për Republikën Islamike të Pakistanit me seli në Ankara, z.Avni Spahiu, në kryeqytetin e Pakistanit në Islamabad i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të këtij vendi, z. Asif Ali Zardari.

Para dorëzimit të kredencialeve në pallatin presidencial në Islamabad është organizuar një ceremoni tradicionale me gardë të Presidencës, me ç\'rast ndër të tjera orkestra ushtarake ka intonuar himnet e dy vendeve.

Ambasadori Spahiu i ka përcjell presidentit Zardari përshëndetjet e presidentes, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka falënderuar për njohjen e pavarësisë se Kosovë nga Pakistani në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Pas dorëzimit të kredencialeve është mbajtur një takim i shkurtër me presidenti Zerdari. Në takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Spahiu së bashku me ambasadorin jorezident të Shqipërisë për Pakistan me seli ne Ankara, z. Genci Muçaj  si dhe me ministrin-Këshilltar z.Güner Ureya kanë vizituar edhe kryeqytetin e provincës së Punjabit, Lahor.

Ambasadorët në Lahor fillimisht kanë vizituar një fabrikë prodhuese të spitaleve dhe klinikave mobile. Më pastaj është realizuar një vizitë në Odën për Ekonomi dhe Industri të Lahorit (LCCI). ambasadori është pritur nga udhëheqësit të LCCI-së si dhe ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e LCCI-së dhe me afaristët pakistanez.

Ambasadorit Spahiu po ashtu ka vizituar Parlamentin Provincial të Punjabit (Panxhab). Ambasadori gjatë vizitës në Pakistan ka takuar edhe ministren për Çështjet e Grave të Provincës, znj.Hamida.

Gjatë vizitës janë vizituar edhe vendet kulturore-historike të Pakistanit në Islamabad.