Çështje të shtetësisë

Fitimi i shtetësisë

 

Fitimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës bëhet në disa mënyra, ashtu siç është rregulluar me ligje të Republikës së Kosovës:

 

1. Në bazë të vendbanimit të lajmëruar në Republikën e Kosovës;

2. Në bazë të lindjes në Republikën e Kosovës;
3. Në bazë të martesës me shtetasin kosovar;
4. Në bazë të martesës me të shpërngulurin kosovar, i cili ka fituar shtetësinë kosovare;
5. Në bazë të rekomandimit të organit kompetent sipas nenit 10.3 të ligjit mbi shtetësinë;
6. Në bazë të shtetësisë së prindërve;
7. Në bazë të adoptimit me veprimin prindëror;
8. Fitimi i sërishëm i shtetësisë kosovare (pas humbjes së shtetësisë kosovare me lirim);
9. Në bazë të nenit 29 të Ligjit për Shtetësinë e Kosovës;
10. Në bazë të natyralizimit të pjesëtarit të diasporës kosovare;
11. Në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare.


Humbja e shtetësisë me lirim

Te gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që janë të interesuar të humbin shtetësinë e Kosovës me lirim, duhet të paraqesin aplikim e tyre pranë Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork. Shqyrtimi i kërkesës për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim bëhet nga Komisioni për Shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme e Kosovës.  

Komisioni për Shtetësi do të refuzojë kërkesën për lirim nga shtetësia, nëse pala aplikuese është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtarë i policisë së Kosovës, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës apo pjesëtarë i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, apo në rastet kur lirimi nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.  

Akan Ismaili

Ambasador i Republikës së Kosovës në Uashington, DC


Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Uashington

1101 30th Street, NW
Suite 330/340
Washington, DC 20007

Tel.: + 1 202 380 3581
Fax: + 1 202 380 3628
Email: embassy.usa@rks-gov.net

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork

801 Second Avenue, Suite 301 New York, NY 10017

Tel.: + 1 212 949 1400
Fax: + 1 212 949 1403
Email:  consulategeneral.ny@rks-gov.net