Komunat

Komunat janë njësia themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohet me ligj. Në komunat në të cilat së paku dhjetë për qind (10%) e popullsisë u përkasin komuniteteve, posti i zëvendëskryetarit të kuvendit të komunës do të rezervohet nga një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve. 


Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statusit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.

Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave procedurale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.

 

Linqe të dobishme

 

- Ueb faqet e komunave të Kosovës

Akan Ismaili

Ambasador i Republikës së Kosovës në Uashington, DC


Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Uashington

1101 30th Street, NW
Suite 330/340
Washington, DC 20007

Tel.: + 1 202 380 3581
Fax: + 1 202 380 3628
Email: embassy.usa@rks-gov.net

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork

801 Second Avenue, Suite 301 New York, NY 10017

Tel.: + 1 212 949 1400
Fax: + 1 212 949 1403
Email:  consulategeneral.ny@rks-gov.net