Vizito Kosovën
Gazeta e njohur amerikane The New York Times ka përzgjedhur Kosovën si një prej 41 vendeve për tu vizituar në vitin 2011, pjesë kjo e një rangimi botëror të destinacioneve turistike. Kjo gazetë ka publikuar udhëzuesin e saj vjetor turistik ku Kosova rangohet në vendin e 36-të për malet e thepisura, arkitekturën mesjetare dhe jetën e natës.
Sipas New York Times, në Kosovë [t]uristët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e saj nën moshën 25-vjeçare. Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, në kryeqytet. Në saje edhe të kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafeteri, klube nate dhe restorante.
Për më shumë kliko: The 41 Places to Go in 2011
Informacion shtesë
Ueb faqja www.visitkosova.org përmban informacion për Kosovën, ngjarjet kulturore, këshilla dhe rekomandime për udhëtim, hotele, kontakte dhe informacion tjetër relevant.
Si të arrihet në Kosovë?
Përmes rrugëve ajrore - përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që gjendet 15 km në jugperëndim të kryeqytetit të Prishtinës.
Përmes rrugëve tokësore - nëpërmjet:
- Vërmicë, Morinë dhe Qafë Prushi (nga Shqipëria)
- Hani i Elezit dhe Glloboqice (nga Maqedonia)
- Gryka e Qakorit dhe Zhlebi (nga Mali i Zi) dhe
- Merdare, Dheu i Bardhë, Muqibabë, Jarinje dhe Gazivode (nga Serbia)
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka një kapacitet prej një milion pasagjere në vit dhe kjo paraqet portën kryesore të Kosovës për botën. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përmes fluturimeve direkte lidh Kosovën me Londër (Mbretëri e Bashkuar), Vjenë (Austri), Stamboll (Turqi), Budapest (Hungari), Cyrih (Zvicer), Tirane (Shqipëri), Frankfurt, Dyseldorf, Shtutgart, Hanover (Gjermani), Kopenhage (Danimarke), Stokholm dhe Gotenberg (Suedi), si dhe me te gjitha pjesët tjera te botes përmes lidhjeve te ndonjë nga aeroportet nga vendet e lartpërmendura.
