Follow us on:

Shërbimet konsullore

Aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë të re të Republikës së Kosovës

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se nga data 1 Qershor 2011, do të fillohet për herë të parë me pranimin e aplikimeve për këto shërbime:  

 

Letërnjoftim të Republikës së Kosovës

1. Marrjen e letërnjoftimit për herë të parë;
2. Ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut me letërnjoftim të Republikës së Kosovës;
3. Marrjen e letërnjoftimit të ri pas humbjes/dëmtimit;
4. Ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim;

Pasaportë të Republikës së Kosovës

1. Aplikimi për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare;
2. Aplikimi për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare:
3. Aplikimi për pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit;
4. Ndërrimi/ripërtrirja e të dhënave në pasaportë;

Adresa

Consulate General of the Republic of Kosovo in New York
801 Second Avenue, Suite 301,
New York, NY 10017

Tel: (212) 949 1400
Fax: (212) 949 1403
E-mail: consulategeneral.ny@rks-gov.net

Vëmendje

Palët e interesuara për shërbime konsullore mund të paraqiten në Konsullatë, vetëm pasi të caktojnë terminin. Terminin mund ta bëni çdo ditë pune, nga 10:00 a.m – 4:00 p.m, përmes njërit nga numrat kontaktues ose e-mail adresës së lartshënuar:

Puna me palë    

E hënë 10:00 a.m – 3:00 p.m
E martë: 10:00 a.m – 3:00 p.m
E mërkurë: 10:00 a.m – 3:00 p.m

Për informata më të hollësishme, ju lutemi kontaktoni me Konsullatën e Republikës së Kosovës  në Nju Jork. Orari i shërbimeve telefonike: e hënë – e premte 10:00 - 4:00.