Follow us on:

Forumi për Investime SHBA-Kosovë 2010

 

 

Të mërkurën, më 27 tetor 2010, mbi 140 delegatë morën pjesë në Forumin për Investime SHBA-Kosovë në Harold Pratt House të Nju Jorkut. Forumi u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington dhe Developing Markets Associates.

 

Para pjesëmarrësve në Forum folën disa ministra të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, përfshirë z. Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, znj. Justina Pula, ministre e Energjisë dhe Minierave, dhe znj. Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike.

 

Gjithashtu, në këtë forum mbajtën fjalim edhe SHT Avni Spahiu, ambasador i Kosovës në SHBA, SHS Rosemary A. DiCarlo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e SHBA-së në OKB,  z. Mustafë Hasani nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve etj.

 

Forumi u përmbyll me një pritje solemne në Harold Pratt House.  

 

Dokumente relevante

 

 Raporti i konferencës [në gjuhën angleze]

 Programi i konferencës [në gjuhën angleze]

 Foto galeria