Follow us on:

Ambasadorja Çitaku takoi diplomatët e ardhshëm amerikanë prezentë në Kosovë

Uashington, 8 janar 2016 – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Uashington, Vlora Citaku ka pritur diplomatët të cilët do të përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Me këtë rast ambasadorja Çitaku i ka njoftuar diplomatët amerikanë me një pjesë të kulturës, historisë dhe çështjeve aktuale të Kosovës përmes bisedës dhe përshkrimeve gjithëpërfshirëse përmes komunikimit në gjuhën shqipe.

Gjatë këtij njoftimi të parë me shtetin në të cilin këta zyrtarë të lartë do të punojnë u shtjelluan shumë çështje dhe pyetje nga natyra ekonomike, sigurisë, çështjeve politike e gjerë tek diplomacia publike. Gjatë bisedës, ambasadorja Çitaku theksoi rëndësinë e mbështetjes së plotë të SHBA-së për Kosovën gjatë gjithë procesit të hershëm historik .

Duke falënderuar shtetin mik për përkrahjen e vazhdueshme të proceseve në Kosovë, ambasadorja i ka uruar diplomatët punë të mbarë dhe qëndrim të mirë në Kosovë duke qenë e sigurt që do të kalojnë një periudhë të dobishme dhe padyshim interesante në vendin tonë.