Follow us on:

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 11 QERSHOR 2017

Periudha e Aplikimit/Regjistrimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 11 Qershor 2017.

Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banorë i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:
· www.kqz-ks.org · Formulari I për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, Formulari II për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi


· Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës: + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200


· Ambasadën e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë


Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:
· Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 11 Qershor 2017 · Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut, a po vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.


· Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.


Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 22 Maj 2017. Formularin e plotësuar mund ta dërgoni: · Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës)


· Përmes emailit zyrtar (ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org)


· Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.

 

SHENIM:

Për më shumë rreth procedurës së dërgimit të formularëve shikoni këtë udhëzues. Nëse jeni në mëdyshje a keni të drejtë të votoni, apo jo, shikoni dokumentin për kriteret e zotësisë juridike për të votuar.