Follow us on:

Studentët e American University vizituan Ambasadën

Më 21 janar 2011, një grup i studentëve nga American University vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington. 20 studentë, të cilët studiojnë për Organizatat Ndërkombëtare, patën mundësinë të bisedojnë me ambasadorin Avni Spahiu dhe të bëjnë pyetje mbi procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë.

Studentët e American University shprehën një interes të veçantë për politikën e jashtme të Kosovës, Kushtetutën, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me vendet e rajonit.

Në fund të vizitës, studentët u shoqëruan nëpër zyrat e Ambasadës dhe mësuan më shumë për punën ditore të sektorëve të ndryshëm.