Follow us on:

Ambasadori Spahiu mbajti një ligjëratë para të Rinjve Profesionistë në Politikën e Jashtme

Më 14 prill 2011, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, mbajti një ligjëratë para audiencës së organizatës "Të Rinjtë Profesionistë në Politikën e Jashtme" (Young Professionals in Foreign Policy - YPFP), në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Ambasadori Avni Spahiu foli për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, objektivat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës, procesin e njohjes diplomatike, bashkëpunimin rajonal, dhe integrimin evropian dhe euroatlantik.

"Prezantimet me ambasadorë" u ofrojnë anëtarëve të YPFP-së mundësinë për t'u angazhuar me përfaqësuesit diplomatikë në Uashington. Si një organizatë kryesore e angazhuar në mirëkuptimin dhe dialogun e ndërsjellët, YPFP synon angazhimin e komunitetit diplomatik të Uashingtonit në një numër çështjesh në lidhje me politikën e jashtme amerikane, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe diplomacinë publike.