Follow us on:

Ambasadori Spahiu priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majorin Orr

06 maj 2011, Uashington. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, u takua me adjutant gjeneralin e Gardës Kombëtare të shtetit të Ajovës, gjeneral majorin Timothy E. Orr.

Në këtë takim u diskutua për arritjen e "Programit të Partneritetit Shtetëror" ndërmjet Kosovës dhe Ajovës dhe për vizitën e ardhshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në Kosovë.

 

Gjeneral majori Orr tha se Kosova dhe Ajova, përveç bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mund të zgjerojnë bashkëpunimin e këtij partneriteti edhe në fushën e arsimit, energjisë dhe bujqësisë. Ai tha se Ajova dhe Kosova mund të themelojnë një bashkëpunim të rëndësishëm në këto fusha strategjike.

 

Programi i Partneritetit Shtetëror synon lidhjen e gardave kombëtare të shteteve të SHBA-së me vendet partnere, për të ndihmuar në arritjen e interesave të përbashkëta dhe për të krijuar marrëdhënie të afërta dhe afatgjata nëpër të gjitha nivelet e shoqërisë.