Follow us on:

Një delegacion i Grupit Profesional Ndërqeveritar të Uashingtonit viziton Ambasadën

20 maj 2011, Uashington. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, u takua me një delegacion të Grupit Profesional Ndërqeveritar të Uashingtonit (Washington Intergovernmental Professional Group) në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington.

Ambasadori Spahiu foli para të pranishmëve mbi politikën e jashtme të Kosovës, zhvillimin ekonomik, mundësitë për investime, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

 

Grupi Profesional Ndërqeveritar i Uashingtonit është një organizatë jopolitike, e dedikuar në promovimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përbëhet nga zyrtarë të lartë të shoqatave të bizneseve, si dhe anëtarë të stafit të agjencive të ndryshme qeveritare të Shteteve të Bashkuara, Senatit amerikan, Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët ndajnë interes të shtuar për çështjet ndërkombëtare.