Follow us on:

Konsullata në Nju Jork fillon me pranimin e aplikimeve për dokumente personale

Nju Jork, 01 qershor 2011. - Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork njofton qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nga data 1 qershor 2011 do të fillohet për herë të parë me pranimin e aplikimeve për letërnjoftime dhe pasaporta të Kosovës.

Aplikimi për letërnjoftim të Republikës së Kosovës:

1. Marrjen e letërnjoftimit për herë të parë;
2. Ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut me letërnjoftim të Republikës së Kosovës;
3. Marrjen e letërnjoftimit të ri pas humbjes/dëmtimit;
4. Ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim;

Aplikimi për pasaportë të Republikës së Kosovës:

1. Pajisja me pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare;
2. Pajisja me pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare:
3. Pajisja me pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit;
4. Ndërrimi/ripërtrirja e të dhënave në pasaportë;

Adresa:

Consulate General of the Republic of Kosovo in New York
801 Second Avenue, Suite 405,
New York, NY 10017

Tel: (212) 949 1400
Fax: (212) 949 1403
E-mail: consulategeneral.ny@ks-gov.net

Palët e interesuara për shërbime konsullore mund të paraqiten në Konsullatën në Nju Jork, vetëm pasi të caktojnë terminin. Terminin mund ta bëni çdo ditë pune, nga 10:00 a.m – 4:00 p.m, përmes njërit nga numrat kontaktues ose e-mail adresës së lartshënuar:

Puna me palë:

E hënë 10:00 a.m – 3:00 p.m
E martë: 10:00 a.m – 3:00 p.m
E mërkurë: 10:00 a.m – 3:00 p.m

Për informata më të hollësishme, ju lutemi kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork. Orari i shërbimeve telefonike: e hënë – e premte 10:00 - 4:00.