Follow us on:

Ambasadori i Republikës së Kosovës Avni Spahiu vendosi kurorë lulesh në Monumentin e Viktimave të Komunizmit në Uashington

Uashington, 9 qershor 2011 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve, që u mbajt me rastin e katër vjetorit të zbulimit të Monumentit të Viktimave të Komunizmit në Uashington.

Ceremonia u organizua nga Fondacioni i Monumentit të Viktimave të Komunizmit, organizatë kjo e dedikuar për arsimimin e gjeneratave të ardhshme për historinë, filozofinë dhe trashëgiminë e komunizmit.

Gjatë kësaj ceremonie, Anette Lantos, kryesuese e Fondacionit Lantos, tha se “ne kemi një obligim serioz për të kujtuar këto viktima dhe të mbesim vigjilent ndaj fatkeqësisë politike që i ka gllabëruar dhe që ende nuk është zhdukur nga bota.”

Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh i ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë në Uashington, përfaqësues të qeverisë amerikane dhe organizatave përkujtimore.