Follow us on:

Një delegacion i lartë nga Kosova vizitoi Ajovën

Uashington, 15 gusht 2011. Prej datës 09 deri më 11 gusht 2011, një delegacion i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës vizitoi Ajovën, si pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror të arritur ndërmjet Shtetit amerikan të Ajovës dhe Republikës së Kosovës në mars të këtij viti.

Në përbërje të delegacioni të Kosovës ishin z. Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Avni Spahiu, ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ferid Agani, ministër i Shendetësisë, z. Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm dhe z. Nehat Mustafa, zëvendësministër i Arsimit.

Gjatë kësaj vizitë, delegacioni kosovar u takua me guvernatorin e Ajovës, z. Terry Branstad, komandatin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Thimothy Orr, sekretarin e Bujqësisë, z. Bill Northey, si dhe patën rastin të vizitojnë hapësirat udhatarake të Kampit Dodge, Universitetin Shtetëror të Ajovës dhe Panairin Shtetëror të Ajovës.

Në mars të këtij viti, guvernatori i Shtetit të Ajovës Terry Branstad dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara Avni Spahiu shpallën partneritetin ndërmjet Shtetit të Ajovës dhe Republikës së Kosovës.