Follow us on:

Prezantim mbi zgjerimin e eskporteve kosovare në Shtetet e Bashkuara

Uashington, 31 gusht 2011 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, në partneritet me kompaninë Sandler Trade LLC, kanë hartuar një prezantim që përmban analiza mbi “Zgjerimin e eksporteve kosovare në Shtetet e Bashkuara.”

Analiza përmban të dhëna të detajuara dhe gjithpërfshirëse të eksporteve aktuale të Kosovës në SHBA, dhe mundësinë potenciale për futjen pa doganë të produkteve të caktuara në tregun e Shteteve të Bashkura përmes Sistemi të Përgjithësuar të Preferencave, si dhe rekomandimet për zgjerimin e eksporteve në tregun e SHBA-ve bazuar në eksportet globale të Kosovës.

Prezantimi mund t’u shërbejë institucioneve kosovare si dhe komunitetit të biznesit në Kosovë për promovimin dhe shtytjen e eksporteve kosovare në tregun amerikan.

Linku: Zgjerimi i eskporteve kosovare në Shtetet e Bashkuara