Ambasadori Spahiu mbajti një fjalim në konferencën “Sfidat e Sovranitetit”, organizuar nga Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale

7 dhjetor 2011, Savana. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, mbajti një fjalim në Konferencën Sfidat e Sovranitetit, organizuar nga Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale në Savana të Gjeorgjisë. Tema e kësaj konference ishte "Ripërtëritja, Pajtimi dhe Rindërtimi - arritja e stabilitetit dhe paqes.”

Ambasadori Spahiu mori pjesë në panelin ku u diskutua mbi pajtimin dhe rindërtimin pas konflikteve në Ballkan. Ambasadorët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia ishin po ashtu pjesëmarrës në këtë panel.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues diplomatik dhe atashe ushtarakë të 65 vendeve të botës si dhe një grup i të rinjve nga programi "Seeds for Peace," midis të cilëve edhe studenti nga Kosova, Erblin Mehmetaj. Sekretarja e parë Gjeneza Budima gjithashtu mori pjesë në këtë konferencë.
 

Prapa

Akan Ismaili

Ambasador i Republikës së Kosovës në Uashington, DC


Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Uashington

1101 30th Street, NW
Suite 330/340
Washington, DC 20007

Tel.: + 1 202 380 3581
Fax: + 1 202 380 3628
Email: embassy.usa@rks-gov.net

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork

801 Second Avenue, Suite 301 New York, NY 10017

Tel.: + 1 212 949 1400
Fax: + 1 212 949 1403
Email:  consulategeneral.ny@rks-gov.net