Follow us on:

Ambasadori Spahiu organizoi pritje me rastin e katërvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Avni Spahiu organizoi pritje me rastin e katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pritja u mbajt në University Club në Uashington DC.

Fjalë përshëndetëse përveç ambasadorit Spahiu mbajtën edhe zëvendësasistentja e sekretarit të shtetit Tina Kaidanov, kongresistët Eliot Engel dhe Jean Schmit.

Ne mesin e me se 200 mysafireve sa ishin të pranishëm në ketë pritje, ishin prezent më së 12 ambasadorë, përfshi vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën si dhe një numër i madh diplomatësh, përfaqësuesish të qeverisë amerikane, diasporës shqiptare dhe miq të tjerë të Kosovës.