Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Uashington ndër më aktivet në përdorimin e medieve sociale në diplomacinë publike

Prishtinë, 25 maj 2012 - Kompania prestigjioze e komunikimit “Fleishman Hillard International”, ka listuar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington si një prej ambasadat më aktive në Uashington për përdorimin e medieve sociale në diplomacinë publike.

Duke u bazuar në nivelin e përdorimit të rrjeteve sociale, (Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin), në sasinë e informacioneve të plasura, numrin e miqve dhe ndjekësve dhe kritere të tjera të komunikimit, Ambasada e Kosovës në SHBA, është radhitur në mesin e ambasadave më të suksesshme në këtë drejtim të rëndësishëm të diplomacisë publike.

Fleishman-Hillard Inc., është një prej firmave lider të komunikimit strategjik në botë. E vendosur në St. Louis të SHBA-ve, kjo firmë operon përgjatë Amerikës së Veriut, Evropës, Azi Paqësorit, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Latine në rreth 80 zyra.

Më poshtë mund të gjeni linkun e listës së ambasadave më aktive në përdorimin e medieve sociale në diplomacinë publike.

( http://events.fleishmanhillard.com/wp-content/uploads/2012/05/Most-Active-Embassies-05-28-2012.pdf )