Follow us on:

Ministri Tomiç prezantoi përpjekjet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe të Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Uashington, DC, 1 dhjetor 2012 - Ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington DC, u sigurua se administrata amerikane është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në përforcimin e institucioneve të saja demokratike dhe në përpjekjet drejt anëtarësimit në Komunitetin Evropian.

Në ditën e tij të parë të vizitës, ministri Tomiq foli në tryezën e rrumbullakët me temë “Prezantimin i Kosovës për integrimin e komuniteteve\", të organizuar nga Creative Associates International.

Ai shprehu kënaqësinë e tij për interesimin e organizatave amerikane në lidhje me të kthyerit dhe riintegrimin e komuniteteve pakicë.

Gjatë vizitës, ministri Tomiq u takua edhe me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si me Zëvendës-ndihmësin e pare të Sekretarit të Shtetit, z. David Robinson, Zyra për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim, me Koordinatorin për ndihmë amerikane për Evropë dhe Eurasia, z. Dan Rosenblum, me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore, z. Jonathan Moore, me Këshilltaren speciale të Zëvendës Presidentit në marrëdhëniet evropiane dhe sigurisë kombëtare, znj. Cherrie Daniels dhe m Drejtorin për Ballkanin dhe Kaukazin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Z. Mark Fleming.

Ata të gjithë shprehën një pikëpamje të qartë se administrata amerikane është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në përforcimin e institucioneve të saja demokratike si dhe në përpjekjet e saj drejt anëtarësimit në Komunitetin Europian. Në këtë drejtim, ata i dhanë shenja të qarta se janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, ministri Tomiq gjithashtu mori pjesë në një diskutim në tryezë të rrumbullakët mbi \"Integrim apo margjinalizim - pozita e pakicave në Kosovë\", organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI). Ai paraqiti përpjekjet e Ministrisë së tij dhe të institucioneve të Kosovës për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut. Pjesëmarrësit ishin veçanërisht të interesuar për të dëgjuar në lidhje me zhvillimet në ri-integrimin e pakicave, situata pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur dhe efektet specifike të dialogut.

Në fjalën e tij, ministri gjithashtu preku mbi procesin e decentralizimit dhe funksionimin e komunave të sapoformuara me shumicë serbe dhe përfaqësimin e pakicave politike në të gjitha nivelet.

Ministri Tomiq pati rastin të takohet edhe me z Chad Kreikemeier, këshilltar i lartë për mbrojtje dhe politikë të jashtme të Senatores Jeanne Shaheen, si dhe me përfaqësues të institucionit The Heritage Foundation. Ata të gjithë shprehën interesimin e tyre dhe ofruan kontributin dhe ndihmën e tyre në projektet e mundshme dhe iniciativat e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. Pas përfundimit të vizitës, Ministri Tomiq u intervistua nga Zëri i Amerikës.