Follow us on:

Organizimi i Pritjes në Senatin amerikan me rastin e Ditës së Paqes

Uashington D.C., 11 Qershor, 2014 – Ambasada e Republikës së në Uashington organizoi një pritje në Senatin Amerikan, me qëllim të shënimit të Ditës së Paqes që është edhe përvjetori i 15-të i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Qëllimi parësor i kësaj pritje ishte shprehja e mirënjohjes dhe respektit për shtetin pritës – ShBA-të dhe në përgjithësi për forcat e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s, të cilat me ndërhyrjen e tyre ndaluan spastrimin etnik dhe tentim gjenocidin ndaj popullit tonë.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, Gjenerali, Wesley Clark, i cili ishte ftuar si folësi kryesor i kësaj ngjarje.

Në kuadër të kësaj ceremonie, ambasadori Ismaili, në emër të presidentes, Atifete Jahjaga, i shpërndau zyrtarëve të lartë amerikan Medaljet Presidenciale të Meritave të dekoruar nga presidentja Jahjaga për veprimtarinë dhe angazhimin e tyre në afirmimin e vendit tonë në marrëdhëniet me jashtë. 

Si rrjedhim, medaljet u shpërndanë për ambasadorin, Morton Abramowitz, ambasadorin, Nicholas Burns, dhe ambasadorin, Larry Rossin. Derisa dy të parët ishin të pranishëm në pranimin e kësaj medalje, medaljen e ambasadorit Rossin, i cili është ndarë nga jeta  para një kohe, e pranoi zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azi-së Hoyt Yee.

Mysafirët të tjerë të pranishëm ishin edhe kogresmeni amerikan, Eliot Engel, ambasadori, Nicholas Burns, aktualisht profesor në Universitetin Harvard, ambasadori, Morton Abramowitz,  zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azi-së Hoyt Yee, ambasadorë dhe Atashe Ushtarak të shteteve të ndryshme të akredituara në shtetin pritës.

Nga pjesëmarrja e atasheve Ushtarak vlen të theksohet pjesëmarrja e Atasheut Ushtarak të Argjentinës, shtet ky i cili ende nuk e njeh vendin tonë.