Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork
Gazeta e njohur amerikane The New York Times ka përzgjedhur Kosovën si një prej 41 vendeve për tu vizituar në vitin 2011, pjesë kjo e një rangimi botëror të destinacioneve turistike. Kjo gazetë ka publikuar udhëzuesin e saj vjetor turistik ku Kosova rangohet në vendin e 36-të për malet e thepisura, arkitekturën mesjetare dhe jetën e natës.
Sipas New York Times, në Kosovë [t]uristët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e saj nën moshën 25-vjeçare. Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, në kryeqytet. Në saje edhe të kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafeteri, klube nate dhe restorante.
Për më shumë kliko: The 41 Places to Go in 2011
Informacion shtesë
Ueb faqja www.visitkosova.org përmban informacion për Kosovën, ngjarjet kulturore, këshilla dhe rekomandime për udhëtim, hotele, kontakte dhe informacion tjetër relevant.
