Follow us on:

Procedura e aplikimit për letërnjoftim për herë të parë

Për të aplikuar për letërnjoftim për herë të parë, ju duhet ti keni mbi 16 vjet apo së paku në ditën e aplikimit t'i mbushni 16 vjetë dhe duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

 

 

1. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

2. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);

 

3. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);


4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës jo më të vjetër se 6 muaj.

 

 

Vërejtje:

 


 Të gjitha dokumentet e lartshënuara duhet të jenë origjinale;


 Nëse keni pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës të lëshuar sa keni qenë fëmijë, pra nën moshën 16 vjeçare, atë pasaportë duhet ta ktheni patjetër në Konsullatë, bashkë më dokumentet e lartshënuara;


 Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë patjetër duhet ta ktheni në Konsullatë;

 Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta do të ju kthehet prapa, pasi të invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;

 

 Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës u ka humbur, atëherë duhet ta sjellni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj.