Follow us on:

Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim

Për të aplikuar për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim të Republikës së Kosovës, duhet të  paraqiteni  personalisht  në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:


1. Letërnjoftimin;

 

2. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);


3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, jo më të vjetër se 6 muaj);


4. Vendimin për ndërrimin e të dhënave;


5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm në rast të ndërrimit të vendbanimit, jo më të vjetër se 6 muaj);


6. Dëshminë e pagesës për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim.



Vërejtje:

 

 

Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar, atëherë letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë, bashkë me dokumentet e lartshënuara;

 

Nëse u ka humbur letërnjoftimi i UNMIK-ut, atëherë përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të sjellni edhe dokumentet si në vijim:

 

1. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (jo më të vjetër se 3 muaj);

 

3. Dy fotografi biometrike (jo më të vjetra se 6 muaj);

 

4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës vetëm nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

 

Të  gjitha  dokumentet  e  lartshënuara  të  prezantuara  në Konsullatë  duhet  të  jenë origjinale.