Kjo procedurë ka të bëjë vetëm me ripërtëritjen e të dhënave biometrike ndërrimin e fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve.
Për të aplikuar për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim të Republikës së Kosovës, duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës;
2. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, jo më të vjetër se 6 muaj);
4. Dëshminë e pagesës për ripërtëritjen e të dhënave.
Vërtejtje:
Nëse ju ende posedoni letërnjoftim të UNMIK-ut atëherë përveç dokumenteve të lartshënuara duhet të sjellni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:
1. Letërnjoftimin e UNMIK-ut;
2. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);
3. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës vetëm nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit (jo më të vjetër se 6 muaj);
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale.