Follow us on:

Procedura për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës

 

Për të aplikuar për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës, duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:



1. Letërnjoftimin e UNMIK-ut;

 

2. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, jo më të vjetër se 6 muaj);

 

4. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, vetëm nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit (jo më të vjetër se 6 muaj);

 

 

Vërejtje:



Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale;

 

Nëse letërnjoftimi i UNMIK-ut u ka humbur, atëherë duhet ta sjellni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj;

 

Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar, atëherë nuk kërkohet raporti policor, mirëpo letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sjellni në Konsullatë, bashkë me dokumentet e lartshënuara.