Follow us on:

Procedura e aplikimit për letërnjoftim për shtetasit që kanë mbushur 16 vjet dhe posedojnë pasaportë të

Për të aplikuar për pajisje me letërnjoftim për herë të parë, ju duhet ti keni mbi 16 vjet, apo së paku në ditën e aplikimit t'i mbushni 16 vjetë, dhe duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatë, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

 

1. Pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës;

2. Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;

3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit), jo më të vjetër se 6 muaj;
4. Certifikatën e shtetësisë, jo më të vjetër se 6 muaj;
5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, vetëm në rast të ndërrimit të vendbanimit, jo më të vjetër se 6 muaj.

Vërejtje:

- Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale;
- Nëse keni pasaportë të Republikës së Kosovës, atëherë certifikata e shtetësisë nuk kërkohet;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë patjetër duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur, atëherë duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj.