Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare

Për të aplikuar për pasaportë të Republikës së Kosovës për herë të parë, ju duhet të jeni të pajisur paraprakisht me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie, kopje;
2. Dëshminë e pagesës për pajisje me pasaportë.

Vërejtje:

- Nëse keni pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës, atë pasaportë duhet ta ktheni në Konsullatë, bashkë më dokumentet e lartshënuara;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta në fjalë do të ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur, atëherë duhet ta sjellni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike, jo më të vjetra se 6 muaj.
 

Akan Ismaili

Ambasador i Republikës së Kosovës në Uashington, DC


Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Uashington

1101 30th Street, NW
Suite 330/340
Washington, DC 20007

Tel.: + 1 202 380 3581
Fax: + 1 202 380 3628
Email: embassy.usa@rks-gov.net

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Nju Jork

801 Second Avenue, Suite 301 New York, NY 10017

Tel.: + 1 212 949 1400
Fax: + 1 212 949 1403
Email:  consulategeneral.ny@rks-gov.net