Follow us on:

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare

Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që fëmija në prani të prindërve duhet të paraqitet personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;
2. Certifikatën e shtetësisë, jo më të vjetër se 6 muaj;
3. Dëshmitë për identitetin e prindërve, letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi;
4. Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër dhe të paraqitet certifikata e vdekjes e prindit të ndjerë;
5. Vendimi i gjykatës për përkujdesje të fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë;
6. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari/tutori;
7. Autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
8. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, jo më të vjetër se 6 muaj;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.

Vërejtje:

- Nëse fëmija ka pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës,atë pasaportë duhet ta ktheni patjetër në Konsullatë bashkë më dokumentet e lartshënuara;
- Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie, atë duhet ta ktheni në Konsullatë;
- Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës së fëmijës ka ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta do të ju kthehet prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës së fëmijës ka humbur, atëherë duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj;
- Për fëmijë certifikata e vendbanimit mund të pranohet edhe nëse është në emër të njërit prind.