Follow us on:

Procedura e aplikimit për pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit për personat mbi moshën 16 vjeçare

Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit, duhet të paraqiteni personalisht në  Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, jo më i vjetër se 3 muaj;
3. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga organi kompetent, nëse pasaporta është e konfiskuar;
4. Dëshminë e pagesës për pasaportë të humbur apo dëmtuar.

Vërejtje:

- Nëse pasaporta është e dëmtuar, atëherë raporti policor nuk kërkohet por pasaportën e dëmtuar duhet ta dorëzoni patjetër në Konsullatë edhe nëse pasaporta ka ende afat vlefshmërie;
- Nëse në pasaportën e të dëmtuar keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta në fjalë do të ju kthehet prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale.