Follow us on:

Procedura e aplikimit për pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit për personat nën moshën 16 vjeçare

Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës pas humbjes/dëmtimit, duhet që fëmija në prani të prindërve të paraqitet personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;
2. Dëshmitë për identitetin e prindërve - letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi;
3. Nëse njëri prind është i vdekur fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër dhe të paraqitet certifikata e vdekjes e prindit të ndjerë;
4. Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë;
5. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari/ tutori;
6. Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
7. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, jo më të vjetër se 3 muaj;
8. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga organi kompetent, nëse pasaporta është e konfiskuar;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.

Vërejtje:

- Nëse pasaporta e fëmijës suaj është e dëmtuar atëherë raporti policor nuk kërkohet, por pasaportën e dëmtuar duhet ta dorëzoni patjetër në Konsullatë edhe nëse pasaporta ka ende afat vlefshmërie;
- Nëse në  pasaportën e  fëmijës suaj të dëmtuar keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta në fjalë do të ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Nëse pasaporta e fëmijës suaj e humbur ka qenë pasaportë e lëshuar nga UNMIK-u atëherë kërkohet edhe certifikata e shtetësisë;