Follow us on:

Procedura e aplikimit për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave për personat nën moshën 16 vjeçare

Për të aplikuar për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë të Republikës së Kosovës, duhet që fëmija në prani të prindërve të paraqitet personalisht në Kosnullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Pasaportën e vjetër;
2. Certifikatën e lindjes jo më të vjetër se 6 muaj;
3. Dëshmitë për identitetin e prindërve - letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi;
4. Vendimin për ndryshimin e të dhënave;
5. Nëse njëri prind është i vdekur fëmija duhet të shoqërohet nga prindi tjetër dhe duhet të paraqesë certifikatën e vdekjes të prindit të ndjerë;
6. Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës nëse prindërit janë të ndarë;
7. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari/tutori;
8. Autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.

Vërejtje:

- Nëse doni ta bëni vetëm ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë, pra vetëm ndërrimin e fotografisë, dokumenti nr. 4 “vendimi për ndryshimin e të dhënave”  nuk kërkohet;