Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë qëndrimit në territorin e Shteteve të Bashkuara, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.


Ndihma që mund të ofrohet konsiston në:

 

 Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në SHBA;

 

 Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;

 

 Ofrimin e ndihmës për të burgosurit, ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Shteteve të Bashkuara;

 

 Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në SHBA dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.


Konsullata mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht edhe shtetësinë amerikane. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihen edhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë amerikane.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë Konsullatën në Nju Jork dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

 

Njoftimin e familjarëve për arrestimin;

 

Adresimin tek avokati mbrojtës, apo

 

Kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.