Follow us on:

Mirë se vini në faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri!

 

Është nder i madh të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Republikën e Austrisë. Kosova dhe Austria janë dy vende mike, të cilat edhe historikisht kanë zhvilluar marrëdhënie dypalëshe dhe miqësore në shumë fusha.

 

Duke qenë se Austria është njëri nga shtetet që ka mbështetur të gjitha proceset në shtet- ndërtimin e Kosovës, mbetem i angazhuar që këto raporte t'i forcoj dhe thelloj me qëllim të krijimit të sa më shumë urave lidhëse mes Kosovës dhe Austrisë.

 

Marrëdhëniet diplomatike janë edhe raporte mes popujve. Duke falënderuar Austrinë në angazhimin dhe mbështetjen dhënë vendit tonë në procesin e integrimit evropian, do të punoj dhe më shumë që ti thellojmë marrëdhëniet ekonomike e tregtare, shkëmbimet kulturore dhe të turizmit, dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.

 

Lulzim PLLANA

 

Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri