Follow us on:

Bashkëpunimi bilateral Kosovë-Austri në fushën e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës z. Armend Zemaj së bashku me Prof. Lul Raka, kryesues i Bordit Këshillëdhënës për Covid 19, dhe Ambasadorin Lulzim Pllana, zhvilluan një takim bilateral me Ministrin Federal të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Rudolf Anschober.
Diskutuan për mënyrat e menaxhimit të pandemisë, luftimin e virusit Sars-Cov-2 deri në gjetjen e rrugëve për sigurimin e vaksinës anticovid me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë Austrisë.

Gjithashtu u zhvilluan takime me Odën e Mjekëve të Austrisë, Presidentin Prof.Dr. Thomas Szekeres, dhe HR Doz.(FH) Dr. Lukas Stärker.

Në takim u diskutua për sfidat aktuale të shëndetësisë, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të kosovës me ata austriak, dhe gjithashtu nga pala austriake u ofruan specializime dhe subspecializime për fushat të caktuara.

U zhvillua edhe takimi me grupin e miqësisë austriako-kosovar, të kryesuar nga eurodeputeti z. Lukas Mandl, Dr. Erhard Busek, z. Gerhard Gretzl, znj. Elisabeth Campestrini, z. Gerhard Knorr dhe z. Wolfgang Schaffer.