Follow us on:

Ambasadori Pllana takon kryetarin e qytetit të Vjenës

Ambasadori i Kosovës në Austri Lulzim Pllana ka zhvilluar një takim zyrtar me dr.Michael Ludwing, kryetar i Landit dhe qytetit të Vjenës.

Ambasadori Pllana dhe dr.Ludwig diskutuan për bashkëpunimet e mundshme mes Kosovës e Vjenës në fusha të ndryshme, e në veçanti për zhvillim ekonomik.

Ambasadori Pllana ka vlerësuar lartë qëndrimin mbështetës të Vjenës për procese të ndryshme në Kosovë.