Follow us on:

Ambasadori Pllana takoi udhëheqësit e Lëvizjes Paneuropa Austria

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka pritur në takim presidentin e Paneuropa Austria, Karl von Habsburg dhe Sekretarin Gjeneral z. Rainhard Kloucek. Presidenti Karl von Habsburg ka falënderuar ambasadorin Pllana për pritjen, duke theksuar lidhjen speciale që ka me Kosovën, si dhe rolin e veçantë që ka pasur i ati i tij Otto von Habsburg, në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në politikën ndërkombëtare.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën aktuale në Kosovë, dhe rrugën drejt integrimit Evropian.

Ambasadori Pllana ka falënderuar presidentin Karl von Habsburg për partneritetin dhe ndihmën që i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës drejt integrimit Evropian.