Follow us on:

Ambasadori Pllana morri pjesë në takimin virtual me përfaqësues të shoqatave të diasporës

Me datë 15.04.2021, Ambasadori Pllana morri pjesë në takimin virtual me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në Austri, me ftesë të sekretarit të Këshillit Koordinues të shoqatave shqiptare dhe shoqatës kâ në Austri, z. Ermal Vejsa. Pjesë e këtij takimi ishte po ashtu edhe ambasadori i Shqipërisë z. Roland Bimo. Duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, dhe duke shprehur mirënjohje për angazhimin e diasporës, ambasador Pllana mirëpriti kërkesat, rekomandimet dhe sugjerimet e komunitetit shqiptar në Austri.

Përderisa i gjithë qëllimi i takimit në fjalë ishte shkëmbimi i informacionit dhe përvojave për forcimin e mëtejshëm të punës së përbashkët dhe shqyrtimin e mundësive për organizim të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Ambasadori Pllana theksoi angazhimin tutje sidomos në temat lidhur me gjuhën, ekonominë, sportin dhe kulturën dhe siguroi të pranishmit po ashtu që kërkesat e tyre të adresohen tutje tek institucionet përkatëse.