Follow us on:

Shërbimi konsullor

Shërbimet konsullore për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë ose gjinden përkohësisht në territorin e Mbretërisë së Belgjikës dheLuksemburgut ofrohen nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel.

Palët e interesuara mund të kontaktojnë shërbimin konsullor në:
Tel: +32 2 773 27 30
Fax: +32 2 773 27 09
Email: consulate.brussels@rks-gov.net

Adresa:
Avenue Roger Vandendriessche 38
1150 Woluwe Saint Pierre
Brussels

Shërbimi Konsullor në Bruksel është i hapur për punë me palë sipas këtyre orareve:
Takimet me palë: Nga e Hëna deri të Enjten, 09:00 - 12:00 dhe 13:30 - 16:00
Telefonatat me palë: Çdo ditë pune  

Informacion i rëndësishëm

Shërbimi Konsullor NUK është i hapur për publik në ditët e pushimeve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe pushimet zyrtare të Mbretërisë së Belgjikës

Jashtë orarit të rregullt të punës, përfshirë dhe ditëve të pushimit zyrtar, Shërbimi Konsullor mund të kontaktohet vetëm në raste emergjente (situata të përgjithshme të jashtëzakonshme; raste vdekjesh; nevojë emergjente për dokument udhëtimi) në numrin e telefonit emergjent +32 487 77 193.

Me qëllim të efikasitetit në ofrimin e shërbimit, kërkohet me mirësi nga të palët e interesuara që, për shërbimet rutinore, të kërkojnë takim parapakisht në email adresën apo numrin e telefonit të sipërshënuar.