Follow us on:

Mbledhje komemorative për kolegun Gani Azemi

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut Gani Azemi dhe fton në mbledhje komemorative më datë 19 dhjetor.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel falënderon të gjithë ata që në forma nga më të ndryshmet kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut Gani Azemi.

 

Ambasada u është mirënjohëse çdonjërit prej atyre që kanë shprehur dhe vazhdojnë të shprehin respektin ndaj veprës dhe figurës së kolegut Gani Azemi, qoftë duke u shënuar në librin e ngushëllimeve, apo përmes telegrameve e mesazheve të shumta.

 

Ambasada njofton se me datë 19 dhjetor, në ora 18:00 në hapësirat e Ambasadës do të mbahet një mbledhje komemorative kushtuar kujtimit të kolegut të ndjerë, Gani Azemi.