Follow us on:

Mbahet konnferencë për tërheqje të investimeve

Konferencës me pjesëmarrje biznesmenësh nga Kosova e Belgjika i janë drejtuar Zëvendeskryeministrja/Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri i Diasporës .

Më pjesëmarrje të Zëvendeskryeministres dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj dhe Ministrit të Diasporës Ibrahim Makolli është mbajtur në Bruksel konferenë për promovim të investimeve.

 

Ambasadori Dugolli ka hapur konferencën, ndërsa para pjesëmarrësve Ministrat Kusari-Lila, Beqaj e Makolli kanë përshkruar mjedisin e bërjres biznes në Kosovë, përparimet të cilat janë arritur në këtë plan dhe përkushtimin e institucioneve për të dëgjuar afaristët dhe për t’u krijuar kushte sa më të favorshme për veprim në Kosovë.

 

Ministrja Kusari-Lila ka nënvizuar gjetjet e fundit të raportit të Bankës Botërore për përmirësimet në kushtet e gjithmbarshme të operimit të bizneseve në Kosovës, ndërsa Minis ka prezantuar orientimet e Qeverisë së Kosovës e veçanërisht për sektorët strategjik që konsiderohet të jenë bazë e zhvillimit të vendit si energjia e minierat dhe ftoi investitorët belg të investojnë në Kosovë.

 

Pjesë e kësaj konference ishin një numër i konsiderueshëm i bizneseve belge dhe kosovare nga sfera të ndryshme, të cilët patën rastin të bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

Organizimi i Forumit të Biznesit në Bruksel është pjesë e fushatës së gjerë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për promovimin e investimeve në Kosovë te vendet me investitorë potencialë për Kosovën posaçërisht në Bashkimin Evropian, SHBA dhe Turqi.