Follow us on:

Informatë rreth regjimit të vizave për Kosovë

Që nga data 1 korrik 2013 fillon zbatimi i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që vizitojnë Kosovën.

Bazuar në vendimin e Qeverisë 12/108 që nga data 1 korrik 2013 fillon zbatimi i regjimit të vizave për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë.

 

Shtetasit e vendeve të numëruara në Shtojcën I duhet të aplikojnë për vizë në Misionin Konsullor më të afërt të Republikës së Kosovës. Në rastet kur nuk ka Mision Konsullor në afërsi, aplikimi mund të bëhet edhe në Ambasadën më  të afërt të Republikës së Kosovës.

 

Shtetasit nga vendet e numëruara në Shtojcën I  mund të hyjnë në Kosovë pa vizë dhe të qëndrojnë deri në 15 ditë, nëse janë në posedim të vizës Schengen.